Kontakti:+383 49 608 861

  • Çdo porosi në Kosovë mbi 10€ POSTA FALAS
  • Shqipëri dhe Maqedoni shërbimi postar vetëm 3€

Ebu Hamid el Gazali

Ebu Hamid el Gazali

99 emrat e bukur të Zotit

5.00

99 emrat e bukur të Zotit

5.00

Në këtë vepër që ofrohet për herë të parë në një përkthim të plotë në shqip, sfida e njohjes së Zotit ballafaqohet në një mënyrë të thelbësishme dhe inkurajuese. Duke përqafuar mësimin e profetit Muhamed që ‘Nëntëdhjetë e nëntë Emrat e Bukur të Zotit’ i afirmohen njëmendësisht Zotit, autori shqyrton kuptimin dhe kumbimin e çdocilit prej këtyre emrave hyjnorë dhe njëherësh vë në dukje rëndësinë që ato përmbushin në kozmos dhe në thelbin e qenies së udhëtarit shpirtëror.

Ndonëse një kre i librit është rigorozisht analitik (kreu i parë mbi afirmimin ka lidhje të drejtpërdrejtë me kundërthëniet filozofike të epokës sonë) autori nuk resht së joshuri lexuesin me depërtimet e tij të thella mistike dhe etike, të cilat të përcjella në gjuhën e tij besnike dhe të drejtpërdrejtë, e kanë bërë këtë libër të mbetet një prej klasikëve të pakohë të mendimit musliman që janë me jehonë në mesin e muslimanëve deri në ditët tona…

Ebu Hamid el Gazali (1058 -1 1 1 1), teolog, logjicien, jurist dhe mistik të rafinimit shpirtëror, lindi dhe vdiq në qytetin e Tusit në Azinë Qendrore, por kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në katedrat e Bagdadit ose duke bërë jetën e një shëtitësi shpirtëror. Falë suksesit të tij në çvelimin e pajtueshmërisë së formave të jashtme të besimit me eksperiencat e brendshme të traditës mistike ai konsiderohet mbarë si ‘përtëritësi’ i shekullit të pestë islam dhe mendimtari me i bujshëm i Islamit mesjetar.

Autori: Ebu Hamid el Gazali
Perkthyesi: Vehap Kola
Formati: 13cm x 20cm
Nr i faqeve: 242
Shopping cart
BACK TO TOP