Kontakti:+383 49 608 861

  • Çdo porosi në Kosovë mbi 10€ POSTA FALAS
  • Shqipëri dhe Maqedoni shërbimi postar vetëm 3€

Fjala e Bukur

Abdulkadir Muhamed Ata

Doracak i dijeve themeltare të monoteizmit

6.50

Doracak i dijeve themeltare të monoteizmit

6.50

Imagjino një QËLLIM për të cilin janë krijuar njerëzit; një qëllim me të cilin janë dërguar të gjithë profetët; një qëllim për realizimin e të cilit është premtuar lumturia e përhershme, pa dhënë llogari për të kaluarën e pa u dënuar…

Imagjino një MËKAT që nuk falet; një mëkat për të cilin janë kërcënuar profetët se, nëse e veprojnë, u shkatërrohen veprat; një mëkat prej të cilit kërkonte mbrojtje babai i profetëve për veten dhe familjen e tij; një mëkat, për versionin e fshehtë të të cilit Muhamedi ﷺ tha se kishte frikë për ne më shumë se nga Dexhali (Antikrishti)…

Imagjino një KOHË në të cilën njeriu gdhin besimtar dhe devijon para mbrëmjes; një kohë që nuk do të kalojë pa u adhuruar sërish idhujt e injorancës paraislame…

Pastaj, eja dhe gjej se si e gjithë kjo konsiderohet demode, fillestare, e tejkaluar, e rrezikshme dhe ideologji e grupeve te caktuara…

Shiko se si ata, që këto tema i llogarisin të njohura, hasin vështirësi të dallojnë se kush është prej tyre e kush jo; kush meriton të duhet e kush të urrehet…

Vërej me kujdes se si disa prej tyre i lusin të vdekurit, kërkojnë prej tyre ndërmjetësim, therin kurban për ta, betohen në emër të tyre dhe kanë frikë prej tyre…

Vështro të tjerë se si u drejtohen falltarëve, horoskopit e filxhanëve të kafesë për ta zbuluar të ardhmen; se si varin patkonj e ‘sy te kaltër’ për t’u mbrojtur; se si kanë frikë kur macja e zezë ua ndërpret rrugën…

Për këto, por jo vetëm, me shpresa të mëdha, ua sjellim para jush këtë libër. Konsiderojeni kënaqësi, privilegj, por edhe sfidë. Lexojeni, mësojeni dhe praktikojeni! Jetoni si monoteist dhe vdisni të tillë!

Autori i librit është Prof. dr. Abdulkadir Muhamed Ata, profesor në Universitetin Islamik të Medinës.

Autori: Abdulkadir Muhamed Ata
Perkthyesi: Blerim Rexha
Formati: 17cm x 24cm
Nr i faqeve: 304
Shopping cart
BACK TO TOP